Mädchenhaus Zürich: Wohnraum, Schutz und Beratung für Gewaltbetroffene Mädchen und junge Frauen Girl-Site

Version i shkurtër shqip

Nuk mund të qëndroshë më në shtëpi, dëshiron të largohesh, mirëpo nuk e din se nga t`ia mbashë?

Na kontakto neve në çdo kohë-ditën dhe natën, nëse ti dëshiron, edhe pa e theksuar emrin tënd! Bashkërisht mundemi t`i kërkojmë zgjidhjet.

Tel. 044 341 49 45 apo përmes E-Mail -it në info@maedchenhaus.ch

Të duhet ndihmë?

  • A ushtrohet dhunë fizike ndaj teje?
  • A të ofendojnë, poshtërojnë apo nënçmojnë?
  • A përjeton dhunë seksuale?
  • A të mbanë mbyllur ndokush dhe t`i ndalonë kontaktet me shoqe dhe shokë, apo e kontrollon Natelin (Handyn) tënd?
  • A të detyrojnë të martohesh?
  • A të kërcënon ndokush se do të të shkaktojë gjë, të të mbysë, apo të të kthejë prapa në vendlindje.

Shtëpia e Vajzave të ofron një vend të sigurtë, vend, ku ti je e mbrojtur nga dhuna e mëtutjeshme, dhe ku mundesh ta analizoshë situatën tënde në qetësi. Gratë e ekipit të informojnë për të drejtat dhe mundësitë tua. Ata të ndihmojnë dhe të shoqërojnë në të gjitha veprimet e tua të mëtejme.

Shtëpia e Vajzave dhe Këshillimorja janë të hapura për të vajza dhe gra të reja mes moshës 14 dhe 20 vjeçare, qofshin këto vajza apo gra, të mëdhaja, të vogla, të trasha, të holla, hetero dhe lezbike, të pikëlluara dhe të harreshme. Zviceranet dhe të huajat, nga qyteti apo fshati, të gjitha janë përzemërsisht të mirëseardhura.

Kurzfassung version abrégée Version i shkurtër shqip kisaltilmis versiyon Sintesi resumen Srpski-Hrvatski sažetak short version resumo சுருக்கமாக